Si po i kalojnë ditët mjekët që po trajtojnë njerëzit me koronavirus

Teksa numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, stafi mjekësor po përballet me një situatë të paprecedentë.

Gjendja e emergjencës ka detyruar stafin që të punojë natë e ditë për t’u shërbyer njerëzve të prekur, duke harruar veten e tyre.

Ata janë fotografuar në gjendje të tmerrshme, duke fjetur në çdo cep të spitalit.

Madje ata janë të detyruar që edhe disa shërbime vetjake t’i kryejnë brenda spitalit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të enjten emergjencë globale për këtë virus.

Sipas saj, përveç Kinës, në gjithë botën është raportuar për 98 persona të infektuar, por jo edhe për vdekje.

close