Pyetjet kreative gjatë intervistave

Edhe punët më pak krijuese mund ta çojnë intervistuesin të bëjë pyetje në lidhje me kreativitetin.

Kjo sepse intervistuesi do të vlerësojë se çfarë mund të bëjë kandidati jashtë kornizave dhe sa mund të gjenerojë koncepte inovative dhe origjinale, metoda dhe zgjidhje për problemet.

Pyetjet kreative janë një taktikë e përdorur nga rekrutuesit për të parë se çfarë ju mendoni, duke dhënë përgjigje të detajuara, të shpejta dhe të qarta si dhe për të komunikuar idetë tuaja në një mënyrë profesionale, shkruan Ekonomia Online.

Pyetjet më të shpeshta kreative dhe përgjigjet për to:

• Përshkruani një situatë kur ju keni dhënë një zgjidhje kreative për një problem në punë…
Ju mund ta përdorni këtë mundësi për të treguar se kur keni nisur një proces, sistem të ri dhe si ky proces ka ndikuar në kompani.

• Keni zgjidhur ndonjëherë ndonjë problem në mënyrë origjinale dhe inovative?
Në këtë mënyrë ju mund të tregoni se si mund të vini me një plan të ri për të zgjidhur problemet.

 Përshkruani një ide inovative që mund të keni pasur dhe si e keni implementuar atë në punë?

Kjo pyetje me të vërtetë teston krijimtarinë tuaj, kështu sigurohuni të flisni për idenë më unike që mund të keni patur, si e keni transmetuar këtë ide, dhe pse ishit i suksesshëm.

• Më tregoni për ndonjë ide inovative tuajën që nuk ka funksionuar…
Pyetja është për të parë se si reagoni ndaj dështimeve që keni pasur dhe si ka ndikuar te kreativiteti juaj. Ju duhet të jeni të sinqertë dhe të shpjegoni se pse nuk ka funksionuar dhe si ka ndikuar kjo në kompani.

• Përshkruani një rast kur ideja juaj ka funksionuar dhe pse është konsideruar e rrezikshme dhe e paarritshme nga menaxhimi.
Tregoni për një ide që keni pasur dhe që nuk ju kanë mbështetur por ju e keni bërë të suksesshme. Shpjegoni se si keni përballuar komentet negative dhe se si keni mundur të arrini suksesin.

• Na tregoni se kur e keni zgjidhur një problem në mënyrë unike dhe shumë të shpejtë.
Intervistuesi do të dijë se sa shpejt mund të mendoni.

• Sipas mendimit tuaj, cila është arritja më e madhe juaja?
Intervistuesi këtu është duke pritur një përgjigje mbresëlënëse kështu mos qëndroni i turpshëm, identifikoni idenë tuaj, si arritët që të dilni kaq mirë.

Përgjigjet e dhëna më sipër janë disa shembuj dhe nuk duhet të merren fjalë për fjalë. Intervistuesi do të dijë sa shpejt ju mendoni, sa krijues dhe të vendosur jeni për të sjellë koncepte inovative dhe unike në punë.

close