Kujdes! Në shtratin tuaj të papastër rriten baktere që shkaktojnë pneumoni dhe gonorre

Të shtrihesh për të fjetur të pastër është një nga kënaqësitë e vogla në jetë. Por shumë prej nesh nuk i pastrojnë rregullisht çarçafët dhe këllëfët. Nëse mendoni se larja e tyre çdo tre apo katër javë është e mjaftueshmem, ekspertët thonë se e keni gabim.

Një studim ka treguar se bakteret që lidhen me pneumoninë dhe gonorrenë fillojnë të rriten në shtratin tuaj brenda shtatë ditësh. Studimi zbuloi se një në katër persona pret rreth një muaj për të larë dhe pastruar çarçafët. Një vullnetari iu kërkua të flinte në të njëjtin shtrat për 28 netë rresht dhe të mos lante ose të ndryshonte çarçafët, jastëkët ose mbulesat. Ekipi mblodhi mostra nga tre zona – jastëku, mesi i shtratit dhe fundi i shtratit, aty ku qëndrojnë këmbët, në fund të çdo jave.

Mostrat më pas u dërguan në laborator në Spanjë, ku u testuan për baktere. Gjetjet e tyre javën e katërt zbuluan një listë alarmante të baktereve të rrezikshme që rriten në shtrat. Midis tyre ishin baktere që të shkaktojnë pneumoni dhe gonorre. Bakteret vinin nga gjithçka, nga lëkura e njeriut dhe nga e goja deri tek jashtëqitja e njeriut.

close