Kisha bëhet xhami për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani

Kisha bëhet xhami për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht
mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të
pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me
qëllim të luftimit të koronavirusit.

Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha
Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje
në gjuhën arabe dhe gjermane.

“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në
Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë,Mohamed
Taha Sabry.

“Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i
bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në
Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë
distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave.

close