Disa nga mënyrat që truri ynë mund të na mashtrojë

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të përdorni të njëjtën gotë për çaj sepse mendoni që është më e mirë?

Këto janë gjërat më interesante të përceptimit që do tu bëjë të dyshoni për shumë gjëra, transmeton lajmi.net.

Syri ynë mund të ndryshojë shijen e ushqimit

Studimet tregojnë që ngjyra e pjatave mund të ndryshojë shijen dhe erën e ushqimit. Për shembull, çokollata e nxehtë duket më e shijshme në një gotë ngjyrë portokalli dhe xhelatina duket më e shijshme në një pjatë të bardhë, jo në një të errët.

Dora e djathtë duket të jetë më e gjatë se sa e majta

Studimet tregojnë që dora e djathtë është më gjatë se sa e majta. Kjo është rast i iluzionit që duket se ju mund të arrini një objekt më shpejtë me dorën e  djathtë.

Truri ynë nuk she edhe ndryshimin më të vogël

Ky fenomen ka një emër-ndryshim i verbër. Ky është mbrojtja e mekanizmave të trurit që e lejon atë të mos e procesoj të gjithë informacionin që është dhënë.

Sa më i ulët është vetëbesimi juaj aq më atraktiv ju duken njerëzit e tjerë

Një shembull i thjeshtë, njerëzve u është treguar 3 fotografi të disa personave të njohur, shkruan Bright Side. Njëra nga fotografitë ishte e vërtetë, e dyta ishte e edituar dhe e treta ishte e bërë që të dukej më ndryshe.

Rezultatet ishin interesante, personat që nuk kishin vetëbesim me trupin e tyre dhe vetën, zgjidhnin fotografinë që ishte dëshira e tyre për të arritur atë gjendje.

Kjo tregon që realiteti përmes syve është i varur nga pasiguria që kemi, sepse ne mendojmë që askush tjetër nuk e ka këtë problem. /Lajmi.net/

close