Arrestohet ish i dashuri i Çiljetës

Kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha është arrestuar mbrëmë nga policia, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas komunikatës së policisë në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Kapiteni i Partizanit është ndaluar në rrugën “George W Bush”, pranë Parlamentit, dhe momentalisht mbahet në Komisariatin 1.

Vetëm dy ditë më parë ai e festoi ditëlindjen, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Tiranës.

31-vjeçari mungoi në ndeshjen e kaluar ndaj Flamurtarit për shkak lëndimi, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Njoftimi i Policisë

Tiranë
Policia Rrugore arreston në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 25, vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

close