Kryeministri Hoti pozitiv në COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv në COVID-19 në testin e bërë sot.

Këtë ai e konfirmoi në një postim në Facebook.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, tha Hoti.

close