Dj i njohur harron koronavirusin, spërkat publikun me alkool

Pas videos së ndarë, Dj është penduar për gjestin e bërë në koncert.

Performanca muzikore e dyshes DJ Castizos në një lokal në Malaga, ka zemëruar tej mase mediat spanjolle, pasi Dj i njohur Fali Sotomayor i ka spërkatur me alkool të pranishmit, shkruan lajmi.net.

Kjo ngjarje është shënuar pak orë pasi Spanja raportoi një shtim të numrit të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

“Marr përgjegjësi të plota për incidentin dhe ndihem i turpëruar nga sjellja ime. Kokun Ocean Club nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për veprimet tona dhe ka punuar shumë për të respektuar distancimin social. I kërkoj falje mijëra kolegëve, artistëve dhe publikut që janë mërzitur nga ky veprim”, u shpreh i penduar Dj Sotomayor pas veprimit skandaloz. /Lajmi.net/


close