Virologia kineze që u “arratis” në SHBA: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Një virologe kineze që u largua në fshehtësi nga Kina për në SHBA, nga frika se mund të vritej, vjen me një deklaratë të bujshme ku shprehet që virusi vdekjeprurës që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën, e ka origjinën nga një laborator ushtarak.

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në
Hong Kong, Li Meng-Yan deklaron se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një
laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

Prej kohësh Kina është nën sulmin e shumë vendeve të cilat e
akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së
pandemisë, akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht.

Megjithatë doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia
e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e
virusit nga njeriu tek njeriu. Ajo shprehet për mediat britanike se gjetjet e
saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj.

“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë
nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në
Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”, tha Li.

Më tej ajo tregon se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse
do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej
për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill”.

“E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të
zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong”, përfundoi doktoresha kineze.

close