Prof. Hamiti: Pse ekspozojnë duke e prerë kokën e shtazës ?

Profesori i shkencave islame Xhabir Hamiti, ka reaguar pas ekspozimit në rrjete sociale të kurbanëve të therur me rastin e festës së Kurban Bajramit. 

Sipas Hamitit, ky veprim është neveritës jo njerëzor e jo kulturor.

Reagimi i plotë:

Është e neveritëshme, jo njerëzore dhe jo kulturore,
e më së paku fetare, që shtazët e therrura me gjakun e dredhur në tokë, ose edhe aktin më ekstrem, duke ia prerë kokën e shtazës, të ekspozohen përmes rrjeteve sociale.
Të tjerëve tregonu ndryshe se, keni vendosur të preni një kurban, dhe assesi jo në këtë mënyrë, fundja, veprimet tona që bëhen për Zotin nuk ka nevojë të ekspozohen, sepse ato pastaj marrin statusin e syfaqësisë dhe hipokrizisë!


close