Donald Trump dëshiron ta ndaloj përfundimisht ‘TikTok’ në Amerikë

Gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur se ka ndërmend të ndalojë aplikacionin e famshëm TikTok në vend.

Kështu, ai do të bllokojë edhe Microsoft-in të firmosë marrëveshjen për ta blerë këtë aplikacion nga prodhuesit kinezë.

Sipas Trump, TikTok mund të jetë një rrezik i sigurisë kombëtare, pasi vë në rrezik të dhënat personale të qytetarëve amerikanë, të cilat mund të vidhen lehtësisht nga ky aplikacion.
Qeveria amerikane po kryen një rishikim të të dhënave të sigurisë kombëtare të TikTok dhe po përgatitet të bëjë një rekomandim politik për Trump.

“E kam këtë autoritet”- tha presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë fjalimit të tij për ndalimin e aplikacionit.
TikTok është platforma më e përdorur e këtij viti, e cila po bën namin në të gjithë botën.
Në vetëm 3 muajt e parë të 2020-ës, ky aplikacion është shkarkuar plot 315 milion herë dhe ka rezulutar më i suksesshëm se çdo aplikacion tjetër më parë.


close