Humbi vendin e punës gjatë pandemisë, gruaja prek me fjalët e saj: Po më shpërthen truri

Si pasojë e pandemisë, shumë vende pune u mbyllën. Si rrjedhojë, shumë persona mbetën të papunë.

Një grua në Britaninë e Madhe, e cila humbi vendin e punës si pasojë e pandemisë, ka rrëfyer për medie lokale se gjatë kësaj periudhe është “pushtuar” nga stresi dhe mungesa e oreksit, transmeton lajmi.net.

“Kam humbur pesë kilogramë në tre ose katër javët e fundit, për shkak të stresit që m’u shkaktua pasi më pushuan nga puna. Shtrihem në shtrat në orën 11:00 dhe zgjohem në 3 pas mesnate. Nuk mundem të fle më, po çmendem. Truri do më shpërthej nga shkaku i stresit”, u shpreh Lottie Pope, gruaja në fjalë.

Pope thotë se u pushua nga puna për faktin se është grua, duke reflektuar në këtë mënyrë në dallimet gjinore që bëhen në vende pune.

“Në fillim të pandemisë, na u kërkua të pranonim ulje të pagave deri në 20 %. Unë i thash që këtë gjë nuk e pranoj, sepse kam një fëmijë për të rritur dhe shpenzimet për kujdesin e tij janë tepër të larta. Megjithatë, i propozova eprorëve që të paktën të reduktoheshin oraret e punës. Por kjo kërkesë nuk m’u pranua”, u shpreh Pope. /Lajmi.net/

close