Njeriu që ka thyer 12 rekorde me pompa

Pompat njihen si një nga lëvizjet më sfiduese të fitnesit. Edhe pse kërkojnë shumë energji e forcë për t’i bërë, trajneri i fitnesit, Luis Vargas, ka arritur të marrë nofkën e “Mbretit”.

Ai mban mbi supe 12 rekorde me pompa.

Kishte nisur të mendonte për thyerje të rekordeve që kur ishte fëmijë, kur po shikonte Librin Zyrtar të Rekordeve “Guiness”. Pasi ishte rritur kishte rritur edhe interesimin dhe kishte menduar se si mund të hynte në listën e rekordeve.

Më vonë, Vargas u certifikua si trajner fitnesi e merret vazhdimisht me sporte. Për shumë vjet ushtroi dhe arriti të hynte në histori me plot 12 rekorde.

Prej 12 rekordeve që kishte thyer, Vargas vazhdon t’i mbajë nëntë prej tyre:

28 pompa ‘spiderman’ në një minutë duke bartur peshën 27 kilogramëshe

35 pompa ‘spiderman’ në një minutë duke bartur peshën 18 kilogramëshe

192 pompa në grushte në tre minuta

69 pompa në grushte në një minutë duke bartur peshë 18 kilogramëshe

110 pompa në grushte në tre minuta duke bartur peshën 18 kilogramëshe

92 pompa në grushte në tre minuta duke bartur peshën 27 kilogramëshe

72 pompa ‘spiderman’ në një minutë

74 pompa ‘spiderman’ në grushte në një minutë

140 pompa ‘spiderman’ në grushte në tre minuta

Mesatarisht, ai ka thënë se bën rreth 110 mijë pompa në vit dhe nuk planifikon të ndalet. Ka aplikuar edhe për disa rekorde.

close