Për 12 orë, Kida dhe Mozzik arrijnë shifër rekord klikimesh

Kida dhe Mozzik shënojnë suksesin e parë me “PP”.

Kida dhe Mozzik kanë sjellë ‘dy në një’, dy këngë në një video, të cilat po priten mirë në publik, shkruan lajmi.net.

“Pranoia/Pishmon” po pritet jashtëzakonisht mirë nga fansat e shumtë të dyshes, ndërsa për vetëm pak orë ka arritur të marrë 1 milion klikime.

Këtë rekord, Kida dhe Mozzik e arritën për vetëm 12 orë, ndërsa kanë marrë komentet më të mira nga fansat dhe kolegët.

Kjo këngë e dy artistëve shumë të dashur për publikun, që në fillim po tregon se ka premisat e hitit veror. /Lajmi.net/


close