Komunat ku sonte u konfirmuan raste me COVID-19

Edhe 79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë.

Prishtina po vazhdon të jetë epiqendër e përhapjes së COVID-19, teksa sonte raste të reja janë paraqitur edhe në Vushtrri e Fushës Kosovë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, sot janë shëruar edhe 71 pacientë të tjerë.

close