Katër pijet që duhet t’i pini çdo ditë për zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe çrregullimet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës
përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit
fizik.

Pijet më të shëndetshme për zemrën

Gjithçka që hamë dhe
pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.

Deri më tani në
AgroWeb.org keni mësuar për ushqimet që i bëjnë mirë apo keq zemrës.

Më poshtë do të lexoni
për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji

Uji është pija ideale me
0 kalori dhe 100 përqind hidratim.

Ju duhet të pini 6-8 gota
ujë në ditë.

Atë mund ta pasuroni me
pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe
do të merrni vitamina.

Qumështi

Qumështi me pak yndyrë
apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium.

Ekspertët sugjerojnë që
të pini një gotë me qumësht në ditë.

Qumështi ndihmon në uljen
e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji

Ekspertët e AgroWeb.org
thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të
zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

Nëse njeriu konsumon 3
filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind.

Zgjidhni gjithmonë çajra
bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja

Kafeja është shumë e
shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë
kremëra e ëmbëlsues artificialë.

Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

close