E moshuara 60 vjeç lidhet me 21-vjeçarin: Që në takimin e parë e putha dhe rashë në dashuri

Pam Shasteen, 60 vjeç, ka humbur të gjithë miqtë pasi u fejua me një djalë 21 vjeç të quajtur Jonathan Langevin. Të gjithë miqtë e saj nuk mundën ta pranonin këtë marrëdhënie dhe menduan se Pami definitivisht ka nevojë për një terapi mendore.

Por çifti i dashuruar nga SH.B.A. nuk kanë lejuar që komentet negative t’i shqetësojnë apo t’i përçajnë. Ata gjithashtu thonë se jeta e tyre seksuale është e shkëlqyeshme. Në një intervistë për një media të huaj, Pam tha: “Unë ende nuk arrij të besoj se miqtë e mi që i njoh për 30 vite me rradhë, nuk janë të lumtur për mua dhe nuk e pranojnë lidhjen time me Jonathan. Edhe pse 21 vjeç ai është dashuria e jetës sime dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë ata”.

Në shkurt 2018, Pam mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në një aplikacion takimesh. Ata u njohën në këtë aplikacion, në të cilin Jonathan tregoi moshën e tij dhe Pam u ndje shumë keq se ajo ishte shumë e moshuar para tij.

Por çuditërisht Jonathan nuk e kishte pasur problem dhe gjithmonë i pëlqente të kishte një grua më të vjetër në jetën e tij. Pra të dy pas shumë bisedash në kamerë vunë re që ato kishin shumë të përbashkëta. Pas një kohe ata u takuan dhe dhanë puthjen e parë. Që nga ai takim të dy ranë  në dashuri.

close