‘Është sfidë, jo lu ftë’/ Mjeku flet për koronavirusin: Kur politika merr vendime të gabuara, mjeku ushtron presion

“Ai kishte shkruajtur dicka për epideminë, mjeku është nga të vetmit njerëz që është në betim para Zotit, betimi i Hipkratit. Nëse ne i ndryshojmë emërtimin doktorit cfarë do ndodhë? Duhet të dimë që nga mjeku njerëzit presin vetëm shpëtim”,- tha Vaso.

Thelbi i shkrimit të tij kishte të bënte me emërtimin që i është vënë kësaj epidemie. Për Vason edhe COVID 19 është një sfidë me të cilën duhet të përballet njeriu dhe jo lu ftë.

“Në një epidemi politikanët janë njerëz si gjithë të tjerët, janë të cënueshëm dhe të prekshëm kanë nivel më të lartë an kthi dhe pa niku, pra mund të marrin edhe vendime të paqarta, të nxituara. Ndërsa mjekët në këtë rast që janë në vijë të parë duhet të ushtrojnë presion ndaj gabimeve të politikës”,- tha ai.

Ai tha se: “Nëse ne themi që epidemia është luftë, kush mban këtë këndvështrim është i nxituar. Lu fta ka të bëjë me dicka krejt tjetër, ka të bëjë me një ar mik që cë non familjen dhe të ardhmen, ndërkohë që epidemia nuk është një ar mik i tillë, por është një sfidë nga e cila njerëzimi do ketë vazhdimisht të tilla. Të gjitha llojet e epidemive marrin jetë, këtë duhet të kuptoni. Ne duhet t’i sqarojmë njerëzit se vd ekshmëria që kemi sot nga COVID nuk është më e madhe se ato që shkaktojmë tra muat apo edhe gripi”,- tha ai.

Vaso u shpreh edhe kundër propagandës së përdorur, duke marrë si shembull Italinë dhe vd ekjet atje, duke iu treguar njerëzve ark ivolat me trupat e të vd ekurve.

“Kjo është një mënyrë e gabuar për të arritur atje ku duhet. Kur është sfidë ka të bëjë me moralin me vetëveten, po të ishte konceptuar si sfidë në rrugë s’do kishim ushtarë, por studentë të mjekësisë, infermierisë, psikologjisë duke na dhënë informacion për virusin”./balkanweb

close