Baton Haxhiu: Koalicioni nuk funksionoi sepse kishte brenda ‘kalin e Trojës’ që quhej Vjosa Osmani

Gazetari Baton Haxhiu në T7, ka thënë se qeveria e ndërtuar nga koalicioni në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nuk funksionoi sepse brenda ishte ‘kali i Trojës’ që quhej Vjosa Osmani.

“Kjo qeveri nuk ka mundur të funksionojë sepse e kanë futur brenda kalin e Trojës, që është Vjosa Osmani”, është shprehur Baton Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tha se Vjosa nuk është përfaqësim i LDK-së.

“Vjosa nuk është përfaqësim i LDK-së, është përfaqësim i një dëshire të saj për me bind elektoratin”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu Haxhiu tha se “Vlera e Vjosa Osmani brenda LDK’së është realisht vlerë e munguar në Vetëvendosje, jo vlerë e pamunguar në LDK”.

close