Si të përzgjidhni jastëkun “perfekt”

Për
të shmangur gjumin e parehatshëm dhe dhimbjet e qafës e të kurrizit, ju duhet
një jastëk që i përshtatet pozicionit tuaj të preferuar të gjumit.

Nëse
preferoni të flini anash ose me kurriz, jastëku i duhur do të përmirësojë cilësinë
e gjumit, ndoshta dhe jetën tuaj. Por me gjithë këto produkte gjumi në
treg,  përzgjedhja e jastëkut “perfekt” është
bërë shumë e vështirë.

Sipas
ekspertit Simon Ëilliams, jastëku duhet ndryshuar çdo 2-3 vjet për shkak të
higjenës. Një studim disa vitë më parë tregonte se një e treta e jastëkut përbëhej
nga grimca pluhuri.

“Tanimë
ka shumë mundësi kur bëhet fjalë për të blerë një jastëk, që nga ata me pendë
natyralë, sfungjer, vatinë etj. Por nëse nuk ke një jastëk të mirë, nuk do të
kesh gjumë të rehatshëm, pa marrë parasysh se sa ke investuar te dysheku”, thotë
Ëilliams. 

Për
ata që flenë anash jastëku duhet të i jetë i fortë dhe i trashë sa distanca nga
veshi te shpatulla, pasi në këtë mënyrë shtylla kurrizore do të jetë në
pozicion të rehatshëm.

Personat
që flenë me pjesën e përparme të trupit në dyshek duhet të kenë një jastëk të
hollë dhe të butë për të ulur këndin e qafës, pasi ky pozicion nuk është i
rekomadueshëm.

Ndërsa
ata që preferojnë të flenë me pjesën e pasme të trupit në dyshek duhet të përzgjedhin
një jastëk të thellë për të mbajtur qafën në gjendjen e saj natyrale.

Disa
persona kanë probleme me temperaturën e trupit gjatë natës. Jastëku me fibra
natyrale ose me material që rregullon temperaturën është i duhuri për ta. Ndërsa
për të lexuar ose për t’i dhënë gji foshnjes, jastëku që nevojitet është ai në
formë V./tvklan.al

close