moti

Vazhdon moti pranveror në Kosovë, këto janë temperaturat

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit. Në fushat barike parashihet të ketë ulje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele. /Lajmi.net/

close