Zbulohet se porosi e kujt ishte vendosja e flamurit të UÇK-së në seancë dhe pse!

 

Në Kuvendin e Kosovës u zhvillua seanca solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë seancë ishin deputetët, udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova e të ftuar të tjerë ndërkombëtarë e vendorë.

   

   

Por deputetët e PDK-së ndërmorën një vendim për të vendosur flamurin e UÇK-së në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Siç duket ky veprim i deputetes Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha u bë me porosi të tjetër kujt.

Është pikërisht nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili tha se ky veprim ishte porosi nga ta.

“Ishte porosi nga OVL-UÇK !
Si reagim ndajë Vjosa Osmanit, për mos thirrjen tonë në seancën solemne !”, shkroi Haradinaj.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Zbulohet se porosi e kujt ishte vendosja e flamurit të UÇK-së në seancë dhe pse!”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

close