A po i bashkohet AAK-së Blerina Kllokoqi, e reja e Dr. Rugovës

 

Në valën e fundit të aderimeve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë e pranishme edhe Blerina Kllokoqi Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, djalit të madh të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Kllokoqi Rugova është parë dje bashkë me dy këshilltarët e ish-kryeministrit Ramush Haradinajn, Erolld Belegun dhe Gazmend Abrashin.Ajo është është dizajnere e njohur e modës në Kosovë. Bashkë me të në partinë e Haradinajt dje ka aderuar edhe frizeri i njohur kosovarë, Kaci Lleshi dhe këngëtarja Adelina Berisha.

Përndryshe, ish-presidenti Rugova ka qenë themelues i LDK-së dhe sa ishte gjallë ai kjo parti ka qenë më e madhja në vend. Pas vdekjes së tij ka filluar rënia e LDK-së dhe ngritja e PDK-së.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “A po i bashkohet AAK-së Blerina Kllokoqi, e reja e Dr. Rugovës”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

close