E reja u detyrua të rruante kokën, pasi …

Një vajzë e re mbeti pothuajse tullace, sepse flokët e saj nisën të bien në tufa të mëdha pasi bëri dush.

Taffy Jo Timm, 44 vjeçe nga Wisconsin, SHBA  mendon se dikush ka zëvendësuar kremin e flokëve
të vajzës së saj, Ashley me një krem ​​depilues kimik, siç është Nair ose Veet.
E reja vendosi në këtë mënyrë të rruajë flokët e saj, duke i bërë tullac, pasi flokët
filluan ti binin me tufa menjëherë sapo doli nga dushi.

Ashley e kishte blerë shampon e saj Pantene Pro-V disa ditë më parë në një dyqan Walmart në afërsi të shtëpisë së saj  dhe në momentin që e përdori ndjeu një aromë të keq pasi doli nga dushi. Kështu ajo vendosi të lahej sërish, teksa flokët e saj binin me tufa.

E reja përdori sërish kremin duke mos e ditur që ishte një krem depilimi dhe flokët vinin sërish erë të rëndë dhe filluan të binin akoma më shumë. Në këtë mënyrë ajo u detyrua ti qethte tullac dhe tani është duke kërkuar për paruke. /tvklan.al

close