Edhe pak ditë marton djalin, por si reagoi Remzie Osmani kur u takua me nusen e ‘rrejshme’

 

Edhe pak ditë, Remzie Osmani, marton djalin e
saj, Hamzën me Gëzimen.

Dasma do të zhvillohet më 6 prill, edhe pse
nuk ka akoma detaje lidhur me sallën apo vendin ku do të zhvillohet ceremonia.

  

Por, si reagoi Remzia kur u takua me nusen e ‘rrejshme’
të djalit të saj?

Nëse ju kujtohet, PRIVE ia bëri një kamerë të
fshehtë këngëtares e cila ra në grackë dhe nuk kuptoi asgjë.

Kameramani i emisionit, montoi kamerat anë e
cep shtëpisë për të parë reagimin e Remzies kur të takohej me ‘nusen’ e djalit –
e cila ishte veshur goxha ekstravagante dhe ishte ‘materialiste’.

Nëse nuk ju kujtohet, ne e risjellim edhe njëherë
këtë storje e cila është mjaft qesharake, pasi e vetmja që nuk ishte në dijeni
për kamerën e fshehur ishte Remzia.

Ndonëse edhe pak ditë do të përjetojë një gëzim
të madh në martesën e djalit, ne rikthejmë storjen si një kujtim i
bukur./Prive.al

 
  
 

 

  

 

  

 

close