Patrisi shkoi mbrëmë në koncertin e Tunës, por për çka u shtynë ata?

Patrisi e Tuna u shfaqën shumë të lumtur mbrëmë pranë njëri-tjetrit,
Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu mbrëmë promovoi albumin e saj të ri të titulluar “Fortuna”, në një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë.    
Të pranishëm në këtë koncert ishin shumë fytyra publike, të cilët në rrjetet sociale publikuan disa momente nga ky promovim.
Në këtë promovim pa dyshim se nuk mungoi partneri i saj Patrisi, i cili pas koncertit në Instagram ka publikuar një fotografi me Tunën, ku të dy shfaqen duke buzëqeshur.
“Po shtyhemi kush i ka dhëmbët më të bardhë”, është shkrimi i Patrisit që e la mbi foto, të cilën e hodhi sot në instastory.


close