Horoskopi ditor 03.02.2019

DASHI
Do kete xhelozi ne qiellin e cifteve, por kjo nuk do kete pasoja shume te renda. Gjithsesi tregohuni te kujdesshem nese vertet doni qe lidhja te shkoje mire. Beqaret do perzgjedhin shume. Edhe ata qe do iu terheqin me shikimin e pare dhe qe do iu pelqejne shume do kene dicka qe calon per ju. Kujdes shume nga disa intrigues qe kerkojne t’iu prishin pune me financat.

DEMI
Ne jeten tuaj ne cift merrini gjerat me seriozisht dhe mos lejoni debatet te behen pjese e kesaj dite. Duke qene vigjilente do keni mundesi te krijoni nje klime te kendshme. Per beqaret dashurickat dhe flirtet do jene te shumta. Kujdes nga disa shoke qe do luajne me ju. Ne sektorin e financave, nese nuk tregoheni te matur do perballeni me probleme serioze. Bejini balle deshires per shpenzime.

BINJAKËT
Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht tek jeta juaj ne cift. Marredhenia me partnerin nuk do kete probleme dhe bashkepunimi do te shtohet. Beqaret do hapin nje faqe te re ne jeten sentimentale. Do terhiqeni shume nga nje person joshes dhe shume shpejt ky pelqim do kthehet ne dashuri. Nese tregoheni te kujdesshem dhe nuk nxitoheni me financat cdo gje do shkoje mire.

GAFORRJA
Dite plot shkelqim per ciftet kjo e sotmja. Do kaloni ore te paharrueshme prane atij qe doni. Perfitoni sa te mundni! Nese keni mundesi organizoni edhe nje darke romantike. Beqaret, fale mjedisit yjor do te provojne ndjenja dhe emocione te forta. Asnje dhe asgje nuk do iu ndaloje te gjeni partnerin ideal. Ekuilibri financiar do jete i kenaqshem. Per ta ruajtur ate duhet te tregoheni te zgjuar.

LUANI
Ata qe kane nje lidhje do shpresojne edhe sot qe partneri t’iu kushtoje me teper vemendje. Nese nuk do e arrijne kete do i hedhin syte tek dikush tjeter. Kujdes nga aventurat. Nese jeni vetem nuk do i shpetoni dot nje terheqjeje sensuale. Merrini gjerat shtruar! Jupiteri do jete ne aspekt harmonik dhe ju do mund te perfitoni nga situata qe do krijohet. Do keni mundesi te zgjidhni edhe disa probleme.

VIRGJËRESHA
Ambienti ne lidhjen tuaj, gjate gjithe dites do jete i gezuar e i lumtur. Ju mund te perfitoni sa me shume nga momentet e kenaqesise prane partnerit. Beqaret nuk do vendosin kollaj per ata qe do takojne, megjithate aventurat e shkurtra do iu terheqin mjaft. Plutoni do ndikoje pozitivisht tek financat. Ai do iu ndihmoje te shtoni te ardhurat dhe te mos beni shpenzime te pamenduara mire.

PESHORJA
Do kete nje permiresim te ndjeshen ne jeten tuaj ne cift sot. Jupiteri dhe Venusi do iu mbrojne mjaft. Do jeni me tolerante me njeri-tjetrin dhe do bashkepunoni me teper. Mendja e beqareve nga ana tjeter do te pushtohet nga dashuri e martesa. Mos beni shume iluzione por kthehuni ne realitet. Financat do te mbrohen nga yjet dhe Dielli do jete edhe me i favorshme. Do kete permiresime.

AKREPI
Ceshtjet e zemres ka shume mundesi te marrin per mire gjate kesaj dite, fale ndikimit te Venusit dhe te Marsit. Me ne fund do mund ta fitoni teresisht zemren e te dashurit tuaj. Beqaret do kene fat por nuk duhet menjehere ta bejne publike nje lidhje qe do krijojne. Ruani pak fshehtesine! Edhe pse financat nuk do shkojne shume mire mos u alarmoni, por merrni masa qe ta rregulloni situaten. Ju mundeni!

SHIGJETARI
Nuk ka asgje te vecante per t’u shenuar ne jeten sentimentale te cifteve. Ne kete menyre do keni mundesi ta jetoni ate qetesisht dhe sipas qejfit tuaj. Per beqaret, planetet nuk do jene aspak aktive dhe nuk do favorizojne takimet. Gjithesi miqte nuk do iu lene te merziteni e te ndiheni vetem. As me financat nuk do i keni punet mire. Eshte me mire te merrni keshilla nga nje ekspert.

BRICJAPI
Shume planetet do e mbrojne jeten tuaj ne cift. Disave do iu duket edhe sikur jane ne muaj mjalti. Besimi ndermjet jush dhe partnerit do te rritet dhe respekti do jete reciprok. Nese jeni vetem do beni kerkime dhe do gjeni entuziazmin qe kerkonit. E rendesishme eshte te dini mire se cfare doni vertet. Me financat mos u mundoni vetem t’i shtoni sepse ne do beni gabime. Ruani ekuilibrin.

UJORI
Jeta ne cift do jete me e animuar sot, por kujdes nga Marsi i cili do iu shtyje te beni edhe ndonje gje me force. Mos e shkaterroni ambientin e krijuar sepse do jete e veshtire ta rikrijoni perseri. Beqaret nuk do jene me vetem. Do jeni edhe me te hapur dhe sharmante se me pare. Ne sektorin e financave do merrni frytet e strategjise te mire qe keni perdorur kohet e fundit. Perfitoni!

PESHQIT
Urimet me te mira per ju cifte. Sot lidhja juaj do kete nje fund te lumtur i cili do iu beje te ndiheni si mbi re. Gjithcka fale ndikimit te Venusit. Shijojeni sa te mundni lumturine dhe vazhoni me pas punen per ta ruajtur kaq te ngrohte si sot ambientin. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Gjerat do mbeten sic ishin. Edhe pse sigurua financiare eshte e rendesishme per ju, sot nuk do iu interesoje aq shume.

close